Komuna e Prizrenit qe 4 muaj ja ka bllokuar bashkatdhetarit Kristë Matiqit hyrjen e shtëpisë.
Ai ka shtëpinë në lagjen e katolikëve, në rrugën “Dhimitër Paskali”, në qytetin e Prizrenit, ndërsa jeton në Zvicër dhe njihet si kontribuues i madh i çështjes kombëtare, i cili ka qenë pjesë edhe e fondit “Vendlindja Thërret”.
82 vjeçi kishte ardhur në Kosovë për t’i kaluar disa ditë pushimi, ndërsa nuk ka mundur të hyj në shtëpinë e tij, pasi hyrja i ishte bllokuar nga zhavorri, për shkak të një ujësjellësi që është vendosur. Ai ka thënë se ndjehet i zhgënjyer me Komunën e Prizrenit, madje ka lajmëruar edhe Policinë dhe inspektoratin, por këta të fundit i kanë thënë ta largojë vetë zhavorrin./Klina info/