Dy prej artistëve më të njohur dhe të suksesshëm shqiptarë kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fezullahu dhe Leonora Jakupi kanë publikuar projektin e ri të përbashkët, shkruan Indeksonline.
Teksti i këngës është shkruar nga Kreshnik Avdiu, orkestrimin është kujdesur Ardian Kastrati, ndërsa producent është Shpetim Desku.
Dyshja i këndojnë plotë ritëm simpatisë së shkollës duke sjellur nostalgji dhe emocion përmes vargjeve dhe zërave të tyre unik.
Kënga e re ‘Simpatia e shkollës’ tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ dhe padyshim do të pëlqehet nga adhuruesit e dy artistëve dhe jo vetëm.