Një tërmet i shkallës 2.1 rihter ka goditur sot rajonin e Gjilanit.
Lëkundjet e tokës kanë ndodhur rreth orës 21:30.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Uglar. Përpos Gjilanit, sot më herët lëkundje ka pasur edhe në Leposaviq.
Sipas banorëve tërmeti është ndier fort në fshatërat në afërsi të Gjilanit, Malishevë e Uglar.
Sipas treguesve rajonal, në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërmeti ka qenë edhe më i fuqishëm para tre ditëve. Me datën 4 nëntor, një tërmet prej 2.4 shkallëve Rihter ka goditur në orët e vona këtë vend. /Klina info