Sot janë zhvilluar dy ndeshje interesante të vlefshme për javën e 12-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Ndeshja kryesore e ditës u zhvilluar në qytetin e Gjilanit, ku Prishtina mposhti skuadrën e Dritës me rezultat 2-1, duke ja shkaktuar humbjen e parë këtë sezon.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaji u mposht në shtepi nga Malisheva me rezultatë të thellë 6-0.
Ndërkaq, nesër pasdite vijnë edhe tri duele joshëse, ku përballen Llapi – Dukagjini, Ballkani – Trepça ’89, dhe Gjilani – Drenica.
Të tri këto ndeshje do të nisin nga ora 13:00.
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 27 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 22 pikë.
Prishtina renditet në vendin e tretë me 18 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Gjilanit.
Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 me 10 pikë, ndërsa Dukagjini dhe ferizaji kanë nga 8 pikë