Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se vendi i tij e ka mbështetur Kosovën në tri fusha strategjike.
Ai shtoi se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë.
Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian tha se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Për Kosovën, Gjermania ka mbështetur reforma në tri fusha strategjike, në qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe punësim”.
Për integrimin me BE-në, Gjermania ka mbështetur gjatë gjithë kohës institucionet e Kosovës. Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë”.
“Për liberalizimi e vizave na duhet një zgjidhje e shpejtë këtu, e ardhmja e Kosovës është te BE-ja”, tha ai./EO/