Pesë vdekje të dyshuara brenda ditës në Kosovës, policia nis hetimet

Pesë raste të vdekjeve të dyshuara janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Sipas policisë, një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Prizren, një në Pejë, një në Vushtrri dhe një në Zubin Potok.

Të gjitha rastet po hetohen nga njësitet përkatëse të policisë.

Raporti i policisë:

VDEKJE E DYSHUAR

Prishtinë  13.10.2022 – 07:55. Viktima mashkull kosovar në rrethana deri më tani të panjohura është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

VDEKJE E DYSHUAR

Prizren, 11-13.10.2022 – NN. Më 13.10.2022 është  raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion.

VDEKJE E DYSHUAR

Pejë 13.10.2022 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.

HETIM MBI VDEKJEN

Vushtrri 12.10.2022 – 10:00-21:25. Viktima mashkull kosovar është gjetur nga familjarët pa shenja jete.Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

VDEKJE E DYSHUAR

Zubin Potok – NN. Është  raportuar  se  viktima,  mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore si dhe mjekësia ligjore, të cilat me vendim të prokurorit e kanë dërguar trupin për obduksion në IML.