Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i deklaroi se janë në konsultime lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve mësimorë.
I kontaktuar nga Klankosova.tv, ai tha se pas konsultimit, nesër do të dalin me një qëndrim, të cilit do t’ua përcjellin mediave.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës të bëhet ditëve të javës e jo në vikend, siç ka propozuar Ministria e Arsimit.
Sazan Ibrahimi, tha sot se çdo ditë të punës mund të kompensohet nga një orë shtesë.
Ditë më parë ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kishte publikuar vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor 2022-23 .
Sipas këtij plani, 22 ditët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtune për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën.
Ndërkaq, gjysmëvjetori i parë për nivelin parauniversitar do të përfundojë më 27 janar dhe pushimi dimëror do të nisë më 30 janar dhe do të zgjasë deri më 3 shkurt të vitit 2023.