Dr.Haxhi Ibishi, drejtor i QKMF-së “Nënë Tereza” bashkë me një delegacion, kanë vizituar Krumën, ku edhe është pritur nga kryetari i Bashkisë, me ç’rast kanë zhvilluar edhe një ndeshje futbolli miqësore.
Për këtë takim të rëndësishëm, për të cilin thotë se u pritën vëllazërisht dhe u ndanë vëllazërisht, Dr.Ibishi shkruan:
“Gjithnjë është kënaqësi kur takohesh me burra të mëdhenj. Por dje ishte një kënaqësi e veçantë. E them këtë sepse u pritëm dhe u nderuam nga më i pari i Bashkësisë zotëri Morina pastaj nga mjekët e Krumës e shumë qytetarë. Si zakonisht zhvilluam një ndeshje vëllazërore në futboll të vogël. Pastaj tradita shqiptare ,bukë e kryp e zemër Ku biseduam e bisedat ishin pa të sosur.
Në fund ne i ftuam që edhe ata të jenë mysafirët tanë, e që na premtuan që do të na vizitojnë shumë shpejt . Ashtu si u pritëm vëllazërisht edhe u ndamë vëllazërisht”./Klina info/