Glauk Konjufca për një kohë nuk do ta drejtojë Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka njoftuar shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka njoftuar se Konjufca dje në mbrëmje ka pasur një lëndim fizik, e ka lënduar këmbën dhe me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.
“Kryetari i Kuvendit prej sot s’do të jetë në Kuvend në vendin e tij të punës, për arsye shëndetësore. Kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi, në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila
Në vend të tij mbledhjen e sotme e ka drejtuar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.