Sot, kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë, ka vizituar shkollën e mesme të ulët “At Gjergj Fishta”, në Jagodë,
ku nga drejtoria e shkollës, i është ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve, ish drejtorit të kësaj shkolle, ish mësuesit, veprimtarit, njëherësh nipit të atdhetarit, Ndue Përlleshit, Lekë Përlleshit.
- Me këtë rast, kryetari Elezaj ka vlerësuar lartë kontributin e profesor Përlleshit dhe e ka falënderuar për punën e palodhshme në edukimin e brezave dhe kontributin e dhënë për arsimin në përgjithësi
- Po ashtu, në fjalën e tij, kryetari Elezaj theksoi se institucionet komunale do të vazhdojnë me projekte që ndikojnë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, me qëllim që të krijohet një ambient i përshtatshëm për mësimnxënie.
Ndërsa, nga ish kolegët dhe të pranishmit, profesor Lekë Përlleshi është vlerësuar si model në mësimdhënie dhe udhëheqje të kësaj shkolle.
Lekë Përlleshi shumë vite ka punuar si profesor i gjuhës angleze në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, në shkollën fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan dhe po ashtu ka punuar si drejtor i shkollës së mesme të ulët “At Gjergj Fishta” në Jagodë.njoftim qe Komuna e Klinës ka bere ne faqen e saj ne facebook/Klina.info