G.Zogaj derisa ishte duke vozitur motoçikletën e tij u godit nga një veturë “Jeep”, me ç’rast ka humbur jetën.
Zogaj nuk ia doli që të përballonte as deri në Spitalin e Pejës, shkruan Indeksonline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj për Indeksonline.
“Aksidenti fatkeqësisht ka qenë fatal, ka ndodh mes një mjeti JEEP dhe një motoçiklete. Viktima ka qenë ngasës i motoçikleës.
I njejti në shenja jetë është nisur për në spitalin e Pejës por ka arritur pa shenja jete. Viktima ka qenë i lindur më 2001”, ka thënë ai.
Indeksonline mëson se Zogaj ka qenë djali i vetëm i familjes, i cili ka pasur dy motra.
Po ashtu, mësohet se ai tash e dy muaj kishte filluar që të punonte pasiqë kishte jetuar në kushte të vështira.
Ngasësi i veturës që e ka goditur atë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje./