Një grua është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” pasi kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër.
E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPËRDORIM I DOKUMENTIT/ANP Adem Jashari 23.08.2022 – 16:40. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë (Republikës së Shqipërisë) të një personi tjetër. Pasaporta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.