Drita ka arritur që të fitoj në Gjilan përballë Dukagjinit me rezultat 1-0 falë golit të Simonovskit në minutën e 60-të.
Simonovski shënoi edhe në pjesën e parë të ndeshjes, por falë VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë lojë.
Ndërsa, Llapi i Batatinës nuk ka arritur që ta mbajë rezultatin e krijuar që nga pjesa e parë duke barazuar përballë ekipit të sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës, Trepça 89.
Golin e parë e shënoi Maliqi në minutën e 26-të të takimit, ku me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Në minutën e 75-të të takimit Trepça 89 barazoi rezultatin me anë të Albion Pllanës ku vetëm gjashtë minuta më parë Llapi e pa veten duke u mposhtur ku Pllana shënoi golin e dytë në takim.
Në minutën e 88-të të takimit ishte Rexhaj ai i cili shënoi në portën e tij për t’ia dhuruar një pikë Llapit në këtë takim.
Pas dy xhirove, në vendin e parë është Drita me katër pikë aq sa ka edhe Llapi i cili gjendet në pozitën e dytë.
Në pozitën e pestë është Trepça 89 me dy pikë ndërsa Dukagjini në vendin e 10-të me zero pikë në dy ndeshje.