Në Llaushë të Skënderajt rrufeja e shkaktoi një dhimbje të paparamenduar të shtunën.
Xhavit Babaj nga ky fshat u godit nga rrufeja. Më pas u dërgua në QKUK, ku vdiq sot në mëngjes.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet nesër në mesditë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar shefi i Intensivës Qendrore, Shaqir Uka.
Uka tha se burri ishte dërguar nga spitali i Mitrovicës në gjendje të rëndë në QKUK.
“Po, dje e kemi pranuar një pacient nga spitali i Mitrovicës. Ai ishte sjellë në Qendren Emergjente në gjendje tëjet të rëndë dhe më pas u transferua për mjekim në Intensivën Qendrore. Mirëpo, fatkeqësisht nuk ka mundur të i mbijetoi goditjes nga rrufeja. Ai sot ka vdekur në ora 05:30 të mëngjesit” deklaroi Uka.