Sot dhe nesër Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot të nryshueshëm.
IHMK ka paralajmëruar për mundësinë e reshjeve të shiut gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 20-30 gradë Celsius.
Parashikimi i Motit për dy ditë 10 – 11 gusht 2022!
Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.