Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përshëndetë vendimin e marrë në takimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilit janë koordinuar për ndërtimin e projektit tregtar në Porto-Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron që ky vendim do të ndikoj pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik në vend duke rrit shpejtësin e qarkullimit dhe ulë kostot e transportit dhe lëvizjes së qytetarëve.
Me fillimin e punës se Hekurudhës, Kosova do të behët qendër e qarkullimit të mallërave dhe qytetarëve në Ballkan.
Megjithatë, konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dy drejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi.
Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpjetësinë e dërgimit të mallërave dhe qarkullimit të qytetarëve.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përkrahë iniciativat të cilat rrisin bashkëpunimin kombëtarë, si dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e dy shteteve.