Sulmuesi nigerian, Otto John i është bashkuar urdhrave të Armend Dallkut te Dukagjini, skuadër me të cilën do garoj në Superligën e Kosovës në futboll edicionin e ri, raporton Demokracia.com.
Otto John është liruar paraburgimi ditë më parë, derisa me të dalur nga aty ishte raportuar se i është bashkuar Dukagjinit.
Faqja zyrtare e klubit klinas ka publikuar pamjet e seancës së sotme stërvitore e në njërën nga to shihet edhe Otto John në prapavijë duke stërvitur.
SPORT
Pamjet konfirmojnë gjithçka, Otto John i bashkohet në stërvitje Dukagjinit
Demokracia
18:34 | 08 Gusht 2022
SHARE:
Sulmuesi nigerian, Otto John i është bashkuar urdhrave të Armend Dallkut te Dukagjini, skuadër me të cilën do garoj në Superligën e Kosovës në futboll edicionin e ri, raporton Demokracia.com.
Otto John është liruar paraburgimi ditë më parë, derisa me të dalur nga aty ishte raportuar se i është bashkuar Dukagjinit.
Faqja zyrtare e klubit klinas ka publikuar pamjet e seancës së sotme stërvitore e në njërën nga to shihet edhe Otto John në prapavijë duke stërvitur.
Futbollisti nigerian ishte arrestuar para disa muajve me akuzën se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për nigerianin.
Mirëpo, Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar futbollistin nga paraburgimi, shkruan Demokracia.com.
Otto John nuk është futbollist i panjohur në Kosovë. Ai më parë ka qenë pjesë e Trepçës ’89 e Prishtinës, ndërsa ishte ndër sulmuesit më të rrezikshëm në ligë.
Dukagjini përveç Otto Johnit ka bërë edhe disa përforcime në merkato dhe se në edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë skuadër e rrezikshme./