Mbrëmë frymoi për herë të fundit një i ri kosovar, pasi u vra në një lokal në Lipjan.
D.G., 22 vjeçar nga Lipjani, u përfshi në një mosmarrëveshje, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore, pasi u gjuajt me armë nga të dyshuarit.
Këtyre lëndimeve, fatkeqësisht nuk u bëri ballë 22 vjeçari.
Të plagosur mbeten edhe dy persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, rreth orës 23:40.
“Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimor për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar si “vrasje e rëndë”, pohoi për Indeksonline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./I