Kampioni i Kosovës është shkuar me një epërsi solide në pushim të pjesës së parë, ku po fiton 2-0 kundër Ki Klaksvik
Fillimi i pjesës së parë ishte më e mirë për mysafirët që patën dy raste të mira.
Por, mandej kampioni kosovar bëri ndeshje të mirë dhe arriti që të shënonte edhe dy gola.
Fillimisht ishte Nazmi Gripshi që shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 30-të pas një superasistimi të Dellovës.
31' | BALLKANI TAKES THE LEAD!
⚽️ Gripshi (Assist: Dellova)
🟠🇽🇰 [1]-0 🇫🇴🔵 | #UECL pic.twitter.com/P6E9rOKju6
— Dardanian Footy 🇽🇰 (@DardanianFooty) August 4, 2022
Ballkani vazhdoi presionin dhe shënoi edhe golin e dytë në minutën e 41-të.
41' | HERE'S COME THE SECOND! AND WHAT A HIT 🚀
⚽️ Korenica (Assist: Krasniqi)
🟠🇽🇰 [2]-0 🇫🇴🔵 | #UECL pic.twitter.com/Hqw9UhmrWY
— Dardanian Footy 🇽🇰 (@DardanianFooty) August 4, 2022
Ermal Krasniqi mori një top të mirë në krahun e djathtë për të pasuar të Meriton Korenica i cili porsa lirohet nga mbrojtja shënon një gol të bukur për epërsinë 2-0.