Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë nga disa qytetarë të cilët kanë njoftuar se brenda një barake ndodhet një person pa ndjenja.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një barakë në rrugën ‘Dedë Gjon Luli’ kanë gjetur trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se personi ka ndërruar jetë.
Për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Sinjalin se viktima është një burrë i moshës 49-vjeçare.
“Sot rreth orës 04:00 është pranuar informacion se në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakove një person mashkull lindur në vitin 1973, në një barakë, dyshohej se ishte i vdekur. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’”, tha Elezaj për Sinjalin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion