Sot (e premte), zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019.Se nga e premtja nuk do të ketë lojërat e fatit e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyçi.
Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty. Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat.
Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës ditë më parë ka filluar me revokimin e licencave të këtyre bizneseve. /Telegrafi/