Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar mbi tensionet që po ndodhin në veri të Kosovës, ku janë bllokuar nga serbët pikat e kalimit kufitar.
Rama gjatë një konferencë të përbashkët e homologun spanjoll Pedro Sanchez tha se përshkallëzimi i situatës është totalisht i paarsyeshëm, pasi Kosova ka të drejtë dhe detyrë që të zbatojë marrëveshjet e të ushtrojë sovranitetin e saj territorial dhe se presidenti i Serbisë nuk duhet të ushqejnë grupe të caktuara në veri.
Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhem me vetë Spanjën, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi me shqiptarët në Kosovë, por sidoqoftë kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtë dhe detyrë të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, për një pavarësi në administrimin e shtetit”, tha Rama.
“Marrëveshjet e dakordësuara janë për t’u plotësuar. Ne e përshëndesim marrëveshjen për shtyrje të marrëveshjes, të cilën e ka mbështetur edhe Borrell. I bëj thirrje presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiq] të mos ushqejnë grupe të caktuara në veriun e Kosovës që i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje e vlefshme të zbatohet për t’i dhënë më shumë besueshmëri zbatimit të marrëveshjeve”, ka shtuar ai. /TCH/