Policia e Kosovës e ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo është bërë për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare.
Të gjithë qytetarët janë njoftuar që të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare për qarkullim.