Një qytetar sirian ka arritur të krijoj pasuri të majme në Kosovë, pa u vërejtur nga organet e rendit.
Ai është marrë me biznesin e trafikimit të njerëzve e armëve deri me datën 14 korrik të këtij viti. Ndërsa u arrestua në këtë datë.
Gazeta Insajderi ka zbuluar identitetin e dyshimet që rëndojnë mbi të. Ai është duke u mbajtur në paraburgim.
Insajderi merr vesh që hetimet në drejtim të sirianit Mohamed Alashban janë duke e trajtuar si lider të grupit që u arrestua në operacionin “Shkoza”.
Dokumentet që ka siguruar Insajderi tregojnë se siriani i cilësuar si i rrezikshem ka vendosur që të mbrohet në heshtje. Ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për dyshimet që rëndojnë mbi të.
Insajderi merr vesh se hetuesit që e kanë ndejkur sirianin, kanë gjetur pajisjet e tij elektronike që lidhen me trafikim të emigranteve, por edhe armë.
Në këtë pajisje atij i janë gjetur video kërcenuese, ku shihen shumë armë e të cilat dyshohet se ua ka dërguar shtetasve të huaj të cilët kanë tentuar të hynë në “biznesin” e trafikimit me emigratë në Kosovë.
Policia është ende duke e verfikuar identitetin e personave që dyshohet që janë kërcenuar nga siriani.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë ditës së djeshme kanë filluar kontrollimet në fshatin Shkozë të Prizrenit, ku u arrestuar 18 persona dhe u konfiskuan armë.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri, nëntëdhjetë e pesë copë fishekë, tre autobusë, dy vetura, dy radiolidhje dhe shtatëmbëdhjetë telefona celular.
“Më 30.07.2022, derisa ishte në zhvillim e sipër kontrabandim i radhës, pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore Prishtinë, fillojnë kontrollimet policore në fshatin Shkozë të Prizrenit në tri lokacione. Në njërin nga lokacionet një i dyshuar tenton t’i godasë me veturë zyrtarët policorë. Ai është arrestuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe dërguar në mbajtje, ndaj tij është veçuar lënda nga të dyshuarit tjerë të përfshirë në ‘kontrabandë me emigrantë’.
Gjatë operacionit policorë janë arrestuar edhe gjashtëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në kontrabandim me emigrantë, po ashtu edhe një për armëmbajtje pa leje”, thuhet më tej në njoftim.