Një shtetas serb është arrestuar dje, pasi tentoi t’i japë zyrtarit policor ryshfet prej 10 eurosh.
Ryshfetin ka tentuar ta japë për t’u liruar nga kundërvajtja në trafik.
Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë, rreth orës 15:32.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.