Arrestohet një person, mashtroi qytetarët se do t’ua rregullonte vizat

Është ndaluar për 48 orë personi me inicialet L.H, i cili dyshohet se i ka mashtruar disa qytetarë se kinse do t’ua rregullonte vizat e punës për në shtetet perëndimore.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Me urdhër të prokurorit, është ndaluar një person L.H, i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarë kinse për rregullim të vizave të punës në shtetet perëndimore. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë “- tha Ulaj.

Sipas raportimit të gazetës Sinjali, L.H dyshohet se ua ka marrë dy qytetarëve nga komuna e Drenasit rreth 2 mijë euro për rregullim të vizave.