Një grua është gjetur pa shenja jeta në një shtëpi në Pejë.
Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë.
“Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, poashtu lidhur me rastin kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia përmes raportit.