Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës, ku një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë,
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sinjali mëson se i ndjeri nga fshati Terpezë kishte probleme shëndetësore dhe thirrjen për ndihmë e kishte bërë fëmija i tij 6-vjeçar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.