Skuadra e Dritës me fillim nga ora 17:00 në Turku të Finlandës do të luaj ndeshjen e parë për këtë vit në garat ndërkombëtare.
Drita e cila vitin e kaluar ishte afër për të bërë mrekullinë, u eliminua nga skuadra e Feyenoord, pas dy ndeshjeve fantastike në Prishtinë dhe Roterdam.
Nënkampioni i elitës së futbollit kosovar, rrugëtimin në Ligën e Konferencës do ta filloj sot ndaj finlandezëve të Inter Turkut.
Bardhekaltërit nuk do të jenë vetëm në Finlandë, tifozët e tyre Intelektualët 1998 do të jenë prezent brenda në stadium, për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.