Inspektorët komunalë shpesh hasin në rezistencë te qytetarët të cilët refuzojnë të bashkëpunojnë për çështje të ndryshme, të cilat zakonisht përbëjnë shkelje të ligjit. E një rast i tillë ka ndodhur edhe mesditën e sotme në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku dy inspektorë të ndërtimit janë ballafaquar me kërcënime serioze nga një qytetar,
Sinjali mëson se dy inspektorët kishin shkuar në shtëpinë e 68-vjeçarit, ku kishin kërkuar dokumentacionin që nevojitet për ndërtim. Në mungesë të tij, i dyshuari kishte filluar t’i shajë e ofendojë dy zyrtarët, të cilët i kishte sulmuar duke i gjuajtur me një fshesë.
Ai madje iu drejtua atyre me fjalët “nanën kam me jau q*, ju la në histori”.
Për shkak të veprimeve të tij agresive dhe mungesës së bashkëpunimit, i moshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, 68-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë