Gastronomët e kryeqytetit po ankohen se nuk kanë punëtorë, po e braktisin punën e s’po mund të gjejnë të tjerë.
Sipas tyre shumica po dalin jashtë vendit me viza pune e të tjerët po gjejnë punë në ‘Call Center’.
Gastronomët ankohen se nëse vazhdon kjo situatë do të detyrohen të mbyllen në shtator kur të mbarojnë festivalet e ikin emigrantët.
“Po hapen shumë lokale të reja, kërkesa është shumë më e madhe për punëtorë. Plus, pasi është sezona e verës, shumë punëtorë shkojnë punojnë edhe në bregdet si dhe trendi i largimit të popullatës në perëndim ndikon shumë”, thotë një pronar i një lokali.