Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë është raportuar në rrugën “Mullë Agani”, në Pejë”, ku një burrë e ka denoncuar djalin e tij në Polici.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 51-vjeçari ka deklaruar se djali 28-vjeçar po ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duke u shkaktuar frikë dhe shqetësim.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili në gjendje të dehur dhe i njëjti është shoqëruar në stacion për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Me vendim të prokurorit, 28-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
/sinjali