Karateistja e Kosovës, Albulena Gërvalla, ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022,
Gërvalla fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21, ka njoftuar Komitetit Olimpik i Kosovës.
Njoftimi i plotë nga KOK:
Albulena Gërvalla e ka nisur mbarë misionin e saj drejt medaljes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Karateistja jonë fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21. Raundin e parë, Gërvlla e kaloi pa luftë.
I urojmë fat dhe suksese në gjysmëfinale Albulenës, që njëherit është edhe luftë për medalje, e cila do të ishte e para për Kosovën në Oran 2022.