Uebfaqet e komunave të Kosovës, tash e një kohë të gjatë, janë bllokuar. Kësisoj zyrtarëve komunalë po u pamundësohet kryerja e obligimeve, për dhënien e njoftimeve të reja.
Ky problem është evident në krejt komunat tash e një kohë të gjatë, andaj të njëjtat dorëzuan ankesë të përbashkët në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në këtë dikaster thanë se bëhet fjalë për programin e vjetruar, që u krijua 10 vjet më parë.
Nga ky institucion thanë se zgjidhje s’mund të gjejnë deri në gusht të vitit të ardhshëm, sepse kanë kontratë me një kompani dhe po presin që ajo të përfundojë.