Një foshnje, nëntë muajsh të martën pasdite është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Spitalit e Përgjtihshëm Rajonal të Pejës.
Lajmin për ‘RADIO 1’ e konfirmon zëdhënësi i Policisë së Kosovës, toger Fadil Gashi, i cili tha se foshnja është dërguar nga familjarët e tij.
Sipas tij, shkaqet e vdekjes së foshnjës ende nuk dihen por në lidhje me këtë prokurori i rastit ka urdhëruar që trupit të foshnjës t’i bëhet obduksioni.
“Një foshnje, 9 muajsh është dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij në emergjencës e Spitalit Rajonal të Pejës. Policia është njoftuar me rastin rreth orës 17:00, dhe menjëherë është marr me rastin. Shkaqet e vdekjes nuk dihen, por prokurori i rastit ka urdhëruar trupi i foshnjës të dërgohet për ekzaminim për obduksion”, ka thënë Gashi./