Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete në ballkonin e banesës së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës njoftuan se në orët e mëngjesit kanë pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë një qytetari, i cili dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Një ekip mjekësor i është përgjigjur thirrjes dhe me të arritur në lokacionin në rrugën ‘Lekë Dukagjini’, në ballkonin e një banese është gjetur një i ri i moshës 24-vjeçare, i cili ishte pa ndjenja.
Pas ekzaminimit për shenjat vitale, nga mjeku është konstatuar se personi kishte ndërruar jetë.
Sinjali mëson se të ndjerin e ka gjetur babai i tij, sipas të cilit i riu ishte i shtrirë në tokë dhe afër ishte një thikë. Dyshimet e para janë se 24-vjeçari ka kryer vetëvrasje, teksa në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe Policia, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme policore.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.
Sinjali/