Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për vizitën e tij në Hagë.
“Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfar mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është nën kontrollin e askujt”, tha ai para mediave.
“Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë”, shtoi ai.
Ajo gjykatë është aq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është”, shtoi tutje ai.
Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë.