Një person është gjetur pa shenja jete në Vitomiricë të Pejës, mëngjesin e sotëm,
Sipas informacioneve, viktima është një 73-vjeçar.
Burime të Sinjalit, bëjnë me dije se bashkëshortja e ka gjetur të ndjerin të shtrirë në tokë, në afërsi të një peme.
Policia dhe ambulanca kanë dal në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.