Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është vendi më proevropian në Evropë.
Në një konferencë për media me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Mishel, Osmani ka thënë se nuk ka popull më të përkushtuar sesa ai i Kosovës ndaj vlerave dhe lirive që përfaqëson BE-ja.
Osmani ka përsëritur se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, derisa ka bërë të ditur se ka akoma disa shtete nga të cilat po presin përgjigje përfundimtare për këtë proces.
Osmani ka thënë se duhet të pritet deri në takimin e Këshillit të BE-së që do të mbahet me 23 qershor.
“Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare. Dua ta rikonfirmoj se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Këtë e ka konfirmuar disa herë Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Asnjë arsye që ky proces të bllokohet nuk ka. Ka akoma disa shtete nga të cilat po presim përgjigje përfundimtare, e që do të presim në javët në vijim, sidomos në takimin që do të mbahet më datën 23 qershor”, u shpreh Osmani.