Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

Përmirësim i motit gjatë javës. Më shumë diell dhe temperatura përreth vlerave normale, parashikon “Prishtina Weather”.

12.06.2022 – Përmirësim i motit po parashihet këto ditë të mesit të qershorit.  Kushte jostabile me mundësi për rrebeshe shiu mbeten ditën e hënë, dhe më të kufizuara përreth viseve malore ditën e martë.  Gjithashtu do të ketë intervale më të gjata me diell, sidomos nga dita e mërkurë.  Temperaturat shënojnë rritje, por që do të lëvizin brenda vlerave normale.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesiht në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në vlera shumë të larta, ku preferohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

Datat:

13.06 – Intervale më të gjata me diell.  Pasdite priten rrebeshe shiu e bubullima.

14.06 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje shiu dhe bubullima përreth viseve malore.

15.06 – Pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell.  Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

16.06 – Shumë ngrohtë.  Kryesisht me diell, me vransira kalimtare gjatë ditës.

17.06 – Shumë ngrohtë.  Fillimisht intervale më të gjata me diell, e ditën vransirat do të shtohen.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet luhaten përreth 25C e 27C.

Do të fryj erë kryesisht nga verilindja, mesatare dhe mesatarisht e fuqishme ditën e martë, 6-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes.