Ditën e djeshme në Drenas, një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se të dyshuar të panjohur i kanë thyer xhamin e pasme të veturës së tij.
Sipas Policisë së Kosovës, brenda makinës i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale si dhe një armë me tre karikatorë fishekë, përcjell DrenicaPress.Info.
“Viktima mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer xhamin e pasme të veturës dhe nga aty kanë vjedhur një çantë krahu me dokumente personale dhe armen me tre karikator me 45 fishek. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Drenicapress.info