Lojtarët që do ti mungojnë Kosovës në ndeshjen kundër Greqisë

Kosova arriti një fitore të madhe mbrëmë ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo fitore ishte me shumë vlerë, por që në ndeshjen tjetër “Dardanët” do të jenë me shumë mungesa.

Lirim Kastrati, Ibrahim Dresevic dhe Betim Fazliji janë tre futbollistët që u ndëshkuan mbrëmë dhe s’do të mund ta ndihmojnë Kosovën në ndeshjen shumë të rëndësishme.

Edon Zhegrova dhe Mërgim Vojvoda do të mungojnë gjithashtu për shkak të lëndimit.

Derisa do të rikthehen nga kartonët, Arijanet Muriq dhe Fidan Haliti.

Kosova do të ballafaqohet me Greqinë, të dielën, me fillim nga ora 20:45.