Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke realizuar operacione bashkë me ushtritë e 37 vendeve tjera partnere në UF “EFES 22”.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në këtë ushtrim FSK-ja po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT.
“Në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT. Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri. Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kahmotshëm”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.