Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka publikuar një fotografi nga autobusi bashkë me ambasadorë të tjerë rrugës për të vizituar jugun e Kosovës.
Szunyog ka thënë se vizita ka për qëllim të dëshmojë
nga afër kontributin e BE-së në zhvillim ekonomik.
“Në rrugë sot. Së bashku me anëtarët e familjes së BE-së, përfshirë ambasadorët, po vizitojmë Kosovën Jugore për të dëshmuar drejtpërdrejt kontributin e BE-së në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ai.
On the road today🚌
Together with the members of the EU 🇪🇺 family, including ambassadors, we are visiting Southern Kosovo 🇽🇰 to witness first-hand the EU’s contribution to the #economicdevelopment, #womenempowerment and #culturalheritage protection. #EU #foryouwithyou pic.twitter.com/WeNWyKD4qZ— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 7, 2022
Dy javë më parë, ambasadorët e vendeve të
QUINT-it u bënë bashkë për të vizituar Manastirin e Deçanit për të parë nga afër
kontestin mes Komunës dhe tempullit fetar mbi pronën përreth.
Ambasadorët i kanë bërë thirrje vazhdimisht
qeverisë që të zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.