Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovë ka thënë se është e turpshme që ky diskutim po ndodh, dhe se kjo gjë duhet të ndalet para se të bëhet më e madhe.
Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj drejtua disa deputetëve, duke ju thënë se turp duhet t’ju vijë që kanë obliguar veteranët të protestojnë.
“Turp që keni mrri në këtë shkallë të mashtrimit. Është turp për ty Glauk Konjufca, Enver Dugolli, Fatmir Humollin, e krejt të tjerët, që e qitni në diskutim këtë. Marrë duhet me ju ardhë për këtë bisedë për 35 euro. I keni obligu me ardh para derës së juj”, tha Haradinaj.|
Pas kësaj ka reaguar, kryeparlamentari Glauk Konjufca ku i ka kujtuar se edhe vetë ai dikur ka qenë ;ryeministër.
“z. Haraidnaj ky është kuvend dhe vet ke qenë Kryeministër”, tha Konjufca, ku kryetar i iAAk-së iu përgjigj duke i thënë “Po shko bre n’hamom”.