Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në fshatin Novosell të Pejës,
Sinjali mëson se në këtë aksident këmbësorja e cila kishte marrë lëndime të rënda trupore ishte dërguar me ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Pejës, por e njëjta nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si shkak që këmbësorja po ecte në mesin e rrugës, drejtim i kundërt nga automjeti.
Burimet bëjnë me dije se këmbësorja para se të goditej nga automjeti nga disa kalimtarë të rastit është raportuar se është duke i penguar automjetet në rrugë, ku këtij informacioni ishte duke iu përgjigjur patrulla e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ku me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar në mbajtje.
Ndërkaq, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.