Dalin pamjet e sulmit brutal ndaj pronarit të barnatores ‘Rexal’ në Prishtinë

Sot është raportuar për sulmin brutal që pësoi pronari i barnatores ‘Rexal’ në Prishtinë, nga dy të rinj që ia zunë pritën në rrugën ‘Mark Dizdari’, ku e sulmuan me mjete të forta.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive ku shihet momenti se si dy të rinjtë iu vunë nga pas viktimës, të cilin e rrëzojnë përtokë dhe e sulmojnë brutalisht.

Pronari i barnatores ka pësuar lëndime të rënda trupore nga ky sulm fizik, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Akoma nuk është raportuar për identifikimin e sulmuesve dhe arrestimin e tyre nga Policia.

https://youtube.com/shorts/rSJZSr2S9yk?feature=share