Qytetarët e Klinës po kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së çimentos në fshatin e tyre.
Për këtë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur përfaqësuesi i banorëve, Veton Rraci i cili ka thënë se të shtunën (nesër) në orën 12:00 është paralajmëruar protestë.
Ai thotë se organizimin e kanë marrë përsipër në momentin kur institucionet lokale kanë hequr dorë për mbrojtjen e ambientit në Klinë.
“Ne jemi pesë anëtarë të grupit organizatorë të cilët nuk kanë krye e fund por jemi të gjithë barabartë. Ne kemi marrë përsipër organizmin dhe mbrojtjen e qytetit në momentin kur institucionet lokale kanë hequr dorë për mbrojtjen e ambientit në Klinë. Nuk ka qenë i nevojshëm një organizon i tillë por ky është një është një organizim i domosdoshëm për të mbrojtur jetën e banorëve në Klinë. Është ‘non sens’ të lejohet një ndërtim i fabrike në përmasa të tilla të ndotjes”, ka deklaruar Rraci.
Sipas tij, protesta është konfirmuar edhe te organet e Policisë në klinë.
“Nesër nga ora 12:00 është paralajmëruar dhe është e konfirmuar tek organet e policisë në Klinë. Ne si grup i kësaj proteste kemi marrë edhe shumë hapa tjerë para se me ardh të kjo protestë, kemi zhvilluar takime me kryetarin e komunës, kemi zhvilluar me drejtorin dhe ish-drejtorin për urbanizëm me akterë të ndryshëm të nivelit lokal dhe kemi pasur disa takime me kryetaren e Komisionit për Mjedis në Kuvend, Fitore Pacolli e cila është në bashkëpunim me neve. Ne kemi zhvilluar takim edhe me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu dhe nga i cili kemi marrë premtime se janë duke u bërë disa hulumtime në lidhje me këtë dhe është duke u shqyrtuar rasti dhe presim një reagim konkret prej ministrit”, tha Rraci.
Ai thotë se kanë dyshime në ndjekjen e proceduarve për pajisje me dokumentacion të investitorit.
Raci po ashtu tha se po e kundërshtojnë ndërtimin e asaj fabrike pasi konsiderojnë se ajo do të shkaktonte ndotje të madhe të rajonit të Dukagjinit.
“Motoja e protestës do të jetë: Klina lule Dukagjini, e jo kancer i Dukagjinit”, tha Raci. /teve1.info/