Kapiteni i Dukagjinit, Altin Mërlaku në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE ka folur për sfidat e fundit që i presin klinasit.
“Në ndeshjet e fundit kemi pasur rezultate fantastike, jemi angazhuar maksimalisht në të gjitha ndeshjet për t’i fituar, dhe ja kemi arritur qëllimit të jemi në këtë pozicion dy ndeshje para përfundimit të kampionatit, besoj se në dy ndeshjet e fundit do të kemi rezultate pozitive” – Shtoi fillimisht kapiteni i Dukagjinit.
Kapiteni i Dukagjinit ndeshjen e sezonit e pati në ndeshjen me Gjilanin, duke shënuar dy super gola për dy minuta, gjithashtu Mërlaku ka treguar ndeshje të mira këtë sezon duke shënuar gjashtë gola dhe tre asistime me gjelbërebardhët.
Në fund kapiteni i klubit nga 18 Qershori, ka një mesazh për të gjithë tifozët e Dukagjinit.
“Atmosfera është shumë e mirë në klub edhe ne qytet, mesazhi per tifozët është që ne si skuadër do të japim maksimumin që të mbesim në elitën e futbollit kosovar, pa luajtur ndeshjen e Play Out” – Përfundoi Mërlaku intervistën për Gazetën OLLE.