Vërmicë/ Shoferi i kamionit e nxjerr thikën, doganieri i vërsulet me lopatë e polici me armë

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë sot rreth orës 13:00,

Krejt kjo pas një mosmarrëveshje, mes një shoferi të kamionit dhe personave zyrtarë doganor.

Ngjarjen e ka rrëfyer një sinjalizues ku ka dëshiruar të mbetet anonim, i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Sipas sinjalizuesit, shoferi i një kamioni kishte nxjerr një thikë duke kanosur personat zyrtarë ku më pas kishte intervenuar edhe policia.

Në këtë rast në vetëmbrojtje, zyrtari doganor kishe marr një lopatë ku edhe tenton ta godas.

Sipas pamjeve që ka dërguar ky sinjalizues, shihet se si shoferi i kamionit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Për rastin në fjalë, Sinjali ka tentuar të marrë edhe versionin e policisë por që këta të fundit deri në publikimin e shkrimit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Për më shumë shihni pamjet:

https://youtube.com/shorts/bBDREKIYgKo?feature=share